RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan takon homologun rus Putin në Soçi

erdogan-takon-homologun-rus-putin-ne-soci

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë

Bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës për zhvillimet në Siri do të “sjellin lehtësim në rajon”, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë besoj se trajtimi ynë i zhvillimeve në Siri me këtë rast do të sjellë gjithashtu lehtësim në rajon” tha Erdoğan në pjesën e hapur për media të takimit dypalësh me homologun e tij rus Vladimir Putin që nisi në qytetin bregdetar rus Soçi.

Ai nënvizoi se takimi do të jetë “shumë i rëndësishëm” për ta shprehur rolin e luajtur nga Turqia dhe Rusia në rajon.

Erdoğan tha gjithashtu se Turqia vlerëson bashkëpunimin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër, Putin falënderoi homologun e tij turk për rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit nga portet ukrainase.

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.

Liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve. /aa

Related posts

Forcat Ajrore izraelite alarmojnë për përkeqësim e gjendjes së gatishmërisë

admin

Lajçaku pas takimit me Kurtin dhe Bislimin: Vëmendja jonë duhet të jetë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes

Muhamet Ramadani

Petkoviq mundohet ta sulmojë Kurtin pasi ky s’u ftua nga SHBA në takim për Asociacionin

admin