Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka shprehur mbështetje për sulmet izraelite në Gaza, duke bërë thirrje edhe për qetësi raporton Aljazeera.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër grupeve terroriste që kanë marrë jetën e civilëve të pafajshëm në Izrael”, tha një Këshill i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë për Al Jazeera. “Ne po u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.”
Tom Nides, ambasadori amerikan në Izrael, u bëri jehonë këtyre komenteve në një postim në Twitter. /mesazhi