RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Termocentrali i vetëm i Gazës ndërpret funksionimin për shkak të mungesës së karburantit

termocentrali-i-vetem-i-gazes-nderpret-funksionimin-per-shkak-te-mungeses-se-karburantit

Termocentrali i vetëm i Gazës tha të shtunën se do të ndërpresë punën për shkak të mungesës së burimeve të karburantit.

Në një deklaratë, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike të Gazës theksoi se mbyllja do të prekë të gjitha objektet jetike dhe familjet në brez, duke përkeqësuar situatën humanitare.

“Termocentrali në Gaza ka ndaluar për shkak të mungesës së karburantit”, tha Mohammed Thabet, zëdhënës i kompanisë së energjisë elektrike.

Kompania u bëri thirrje të gjitha palëve përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të lejojnë hyrjen e dërgesave të karburanteve të nevojshme për funksionimin e termocentralit.

Nafta për termocentralin zakonisht dërgohet me kamion nga Egjipti ose Izraeli, të cilat e kanë mbajtur nën bllokadë enklavën që nga viti 2007.

Sipas të dhënave nga agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, 2.3 milionë banorët e Gazës përjetojnë mungesa të rregullta të energjisë dhe javën e kaluar morën mesatarisht 10 orë energji elektrike në ditë ndërsa nga sot kjo bie në 4 orë në ditë energji elektrike.

Related posts

Trupi gjykues refuzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit lidhur me nëntë dëshmitarët diplomatë

rezart morina

Lufta në Ukrainë: Bisedimet e paqes janë të pamundura për momentin thotë Guterres

rezart morina

Erdogan: Të paktën 1.7 milionë njerëz morën pjesë në tubimin masiv në Stamboll – VIDEO

rezart morina