RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova e shpall non-grata rusen e akuzuar për spiunazh

kosova-e-shpall-non-grata-rusen-e-akuzuar-per-spiunazh

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan, e cila u arrestua dje në pikën kufitare në veri.

Sveçla ka thënë se hyrja e saj është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës, raporton teve1.info

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ndërsa mbrëmë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në veri të Kosovës është ndaluar Daria Aslamova.

Sipas Sveçlës, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

“Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Related posts

Përmbytjet vdekjeprurëse në Derna, arrestohen 23 zyrtarë në Libi

Muhamet Ramadani

Osmani: Marrëveshja me SHBA-në, dëshmi e mbështetjes së Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës

admin

Dyshimet për keqpërdorim të votave, i ndërpritet mandati përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ Prizren

Muhamet Ramadani