Ushtria izraelite njoftoi se vazhdon sulmet e saj që ka filluar më 5 gusht kundër Rripit të Gazës nën bllokadë me arsyen se do të vendosë në objektiv pikat që i përkasin Xhihadit Islamik
Ushtria izraelite njoftoi se vazhdon sulmet e saj që ka filluar më 5 gusht kundër Rripit të Gazës nën bllokadë me arsyen se do të vendosë në objektiv pikat që i përkasin Xhihadit Islamik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në Rripin e Gazës vazhdojnë sulmet me “avionë luftarakë, mjete ajrore, tanke dhe njësi artilerike”.
Ushtria ka goditur “disa objektiva dhe zona të lëshimit të raketave” për shkak se janë të lidhura me Xhihadin Islamik, thuhet në deklaratën në cilën bëhet e ditur se sulmeve të Izraelit u janë bashkuar edhe njësitë e tankeve dhe artilerive.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 32 persona kanë humbur jetën ndërsa 275 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit që vazhdojnë në ditën e tretë në Rripin e Gazës. /aa