RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vazhdon sulmet me tanke dhe njësi të blinduara ndaj Gazës

ushtria-izraelite-vazhdon-sulmet-me-tanke-dhe-njesi-te-blinduara-ndaj-gazes

Ushtria izraelite njoftoi se vazhdon sulmet e saj që ka filluar më 5 gusht kundër Rripit të Gazës nën bllokadë me arsyen se do të vendosë në objektiv pikat që i përkasin Xhihadit Islamik

Ushtria izraelite njoftoi se vazhdon sulmet e saj që ka filluar më 5 gusht kundër Rripit të Gazës nën bllokadë me arsyen se do të vendosë në objektiv pikat që i përkasin Xhihadit Islamik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në Rripin e Gazës vazhdojnë sulmet me “avionë luftarakë, mjete ajrore, tanke dhe njësi artilerike”.

Ushtria ka goditur “disa objektiva dhe zona të lëshimit të raketave” për shkak se janë të lidhura me Xhihadin Islamik, thuhet në deklaratën në cilën bëhet e ditur se sulmeve të Izraelit u janë bashkuar edhe njësitë e tankeve dhe artilerive.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 32 persona kanë humbur jetën ndërsa 275 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit që vazhdojnë në ditën e tretë në Rripin e Gazës. /aa

Related posts

Sulmi me granatë në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

admin

Finlanda ndihmon me 10 miliardë euro kompanitë e energjisë

admin

Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur veton në rastin e pavarësisë së Kosovës

admin