RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: NATO më e bashkuar se kurrë më parë

shba:-nato-me-e-bashkuar-se-kurre-me-pare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden nënvizoi fuqizimin e NATO-s me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në kushtet e ndryshimit të arkitekturës së sigurisë së Perëndimit, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Aleanca jonë është më e ngushtë se kurrë, është më e bashkuar se kurrë më parë. Dhe me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, numri i vendeve anëtare do të rritet në 32 dhe Aleanca do të jetë më e fuqishme se kurrë më parë,” Biden deklaroi të martën pasi SHBA-ja ratifikoi instrumentet e anëtarësimit të dy vendeve nordike.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve demokratë dhe republikanë votuan në favor të zgjerimit të NATO-s javën e kaluar. Uashingtoni tha se SHBA-ja ishte vendi i 23 nga 30 vende aktuale të NATO-s që kanë ratifikuar instrumentet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

“Në një kohë kur Rusia e Putinit ka tronditur paqen dhe sigurinë në Europë, kur autokratët po sfidojnë vetë themelet e një rendi të bazuar në drejtësi, fuqia e Aleancës Trans-Atlantike dhe përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s janë më të rëndësishme se kurrë”, deklaroi Biden.

Presidenti amerikan u bëri thirrje edhe vendeve të tjera anëtare të përfundojnë procesin e ratifikimit sa më parë të jetë e mundur. /atsh

Related posts

Pa’lestinezët përballen me mungesë të mëtejshme uji pas urdhrave të evakuimit të Iz’raelit

admin

Begaj, Nikolla dhe Rama mesazhe urimi për Kurban Bajramin

admin

Siria dënon ndërhyrjet dhe bombardimet izraelite në jug të vendit

RTI