RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak: Sadr thirrje gjyqësorit të shpërndajë parlamentin deri në javën e ardhshme

irak:-sadr-thirrje-gjyqesorit-te-shperndaje-parlamentin-deri-ne-javen-e-ardhshme

Kleriku me ndikim shprehu shpresën se autoritetet gjyqësore do të “korrigjojnë rrugën” pasi të përfundojë afati kushtetues që parlamenti të zgjedhë një kryetar dhe të caktojë një kryeministër për të formuar qeverinë

Kleriku shiit Muqtada Al-Sadr i bëri thirrje gjyqësorit irakian që të shpërndajë parlamentin deri në fund të javës së ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Al-Sadr përjashtoi mundësinë që parlamenti të mblidhet për t’u shpërndarë, duke theksuar se në të ka “blloqe…që janë të përfshirë në korrupsion dhe nuk do t’i përgjigjen kërkesës së njerëzve për shpërndarjen e parlamentit”.

Ai shtoi se një mënyrë alternative për shpërndarjen e Kuvendit mund të arrihet përmes gjyqësorit.

Kleriku me ndikim shprehu shpresën se autoritetet gjyqësore, veçanërisht Këshilli i Lartë Gjyqësor, do të “korrigjojnë rrugën” pasi të përfundojë afati kushtetues që parlamenti të zgjedhë një kryetar dhe të caktojë një kryeministër për të formuar qeverinë.

Ai i kërkoi gjyqësorit “të shpërndajë parlamentin…brenda një periudhe që nuk e kalon fundin e javës së ardhshme”.

Al-Sadr së fundmi ka bërë thirrje për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vazhdën e krizës politike nëntëmujore që ka bllokuar formimin e qeverisë që nga zgjedhjet e 10 tetorit 2021.

Në qershor, 73 ligjvënës të lëvizjes së Al-Sadr dhanë dorëheqjen nga parlamenti me 329 vende pasi nuk arritën të formonin një qeveri të “shumicës kombëtare”, pasi Korniza e Koordinimit, një koalicion grupesh të afërta me Iranin, pengoi formimin e kabinetit. /aa

Related posts

Turqia uron Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

rezart morina

Digjet objekti në veri të Kosovës, zyrtari komunal akuzon Listën Serbe

admin

Iz’raeli kreu më shumë se 30 su’lme në Bejrut gjatë natës

rezart morina