RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky paralajmëron për një fatkeqësi të re bërthamore në Zaporizhya

zelensky-paralajmeron-per-nje-fatkeqesi-te-re-berthamore-ne-zaporizhya

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për një fatkeqësi të re bërthamore, të ngjashme me atë të Çernobilit në 1986.

”Rusia është një shtet terrorist që po mban peng termocentralin bërthamor të Zaporizhyas dhe e përdor atë për shantazh”, tha ai.

”Rusia sot është edhe më cinike dhe më e rrezikshme se Bashkimi Sovjetik, i cili dikur u përpoq të fshihte katastrofën bërthamore të Çernobilit”, shtoi Zelensky.

”Ne duhet ta mbrojmë Evropën nga ky kërcënim”, theksoi ai.

”Zaporizhya nuk është vetëm termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, por edhe i treti më i madh në Tokë. Përgjigjja ndaj veprimit rus duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ukraina ka nevojë për sasinë maksimale të armëve dhe municioneve për t’u mbrojtur. Askush nuk ka nevojë për fatkeqësi të reja”, shtoi Zelensky. /atsh

Related posts

BE diskuton për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

admin

Hungaria merr presidencën e BE, Orban prezanton programin

admin

Dënimi i një gruaje nxit trazirat në Leipzig të Gjermanisë

rezart morina