RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austri – Tre të vdekur, pasi shoferi tenton të shmangë policinë

austri-–-tre-te-vdekur,-pasi-shoferi-tenton-te-shmange-policine

Tre persona humbën jetën, pasi shoferi i një furgoni që transportonte disa emigrantë tentoi t’i shmangej kontrollit të policisë në Austri, bënë të ditur sot burime zyrtare të policisë austriake.

Një grua dhe dy burra mbetën të vdekur, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përmbys në rrugë, pasi shoferi u përpoq t’i shpëntonte ndjekjes së policisë, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Sipas autoriteteve, në furgon ndodheshin 20 persona, ndër ta edhe fëmijë. Shtatë prej tyre janë plagosur rëndë në aksidentin që ndodhi pranë qytetit Kittsee, në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë.

“Shoferi, i cili tentoi të shmangte kontrollin e policisë, e rriti shpejtësinë në maksimum në autostradë, por humbi kontrollin e mjetit, teksa provoi të shmangej për të lëvizur në një dalje të autostradës,” deklaroi zëdhënësi i policisë, duke shtuar se shoferi tashmë është arrestuar. /atsh

Related posts

OBSH: Nga vërshimet në Pakistan u dëmtuan rreth 900 objekte mjekësore

admin

OKB-ja kërkon zgjatjen e marrëveshjes së grurit, i ofron Rusisë qasje në SWIFT

admin

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

RTI