RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra shtete kërkojnë që Rusia të tërheqë trupat nga centrali më i madh në Evropë

dhjetera-shtete-kerkojne-qe-rusia-te-terheqe-trupat-nga-centrali-me-i-madh-ne-evrope

Dyzetedy shtete nga e mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhias.

Këto shtete thanë se prezenca e trupave ruse në këtë central ukrainas përbën “rrezik të madh”.

Deklarata, që u publikua nga Bashkimi Evropian tw dielen, dënon pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës dhe thotë se prezenca e forcave ushtarake ruse në central, pengon autoritetet që ta mirëmbajnë këtë uzinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga rrezatimi.

Centrali i Zaporizhias është më i madhi në Evropë.

“Është e pamohueshme që pushtimi i Rusisë dhe prania e saj e vazhdueshme në ndërtesat bërthamore rrit ndjeshëm rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve bërthamore”, thuhet në deklaratë. “Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që menjëherë të tërheqë trupat e saj dhe personelin e paautorizuar nga centrali i Zaporizhjas dhe të gjithë operatorët dhe autoritetet ukrainase të mund të rinisin përgjegjësitë e tyre sovrane brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombtarisht”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës paralajmëroi se grantimet e fundit në central kanë rritur rrezikun e rrjedhjes së rrezatimit.

Rusia nuk e mohon se trupat e saj gjenden në central, por hedh poshtë pretendimet se ka granatuar këtë zonë. Në vend të kësaj, Moska akuzon forcat ukrainase se kanë goditur zonën me artileri, pretendime që mohohen nga Kievi.

Situata në central ka rritur alarmin në Kombet e Bashkuara dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Si OKB-ja, ashtu edhe kjo agjenci kanë thënë se ekspertët ndërkombëtarë duhet të lejohen që ta vizitojnë centralin. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për çmilitarizimin e zonës.

“Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit në ndërtesën bërthamore është i papranueshëm dhe shpërfill rregullat e sigurisë dhe masave mbrojtëse të cilat anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë zotuar që të respektojnë”, u tha në deklaratë.

Deklarata është nënshkruar nga: Australia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Litenshtajni, Lutania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Norvegjia, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Koreja e Jugut, Moldavia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian. /rel

Related posts

Aksidentohet një autobus në Kashmir, 33 pasagjerë të vdekur

admin

Nipi i ish-presidentit John Kennedy në garë për Shtëpinë e Bardhë, kandidati i pavarur do të sfidojë Joe Biden dhe Donald Trump

admin

Belgjikë, në Bruksel rritet numri i personave të pastrehë

rezart morina