RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë

shtate-te-lenduar-ne-nje-aksident-trafiku-ne-magjistralen-prishtine-podujeve

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në magjistralen Prishtinë–Podujevë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, kurse si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Related posts

Trump: Po shqyrtojmë me shumë kujdes ngushticat në Lindjen e Mesme

Kushtrim Guraj

Xhaferi: Maqedonia e Veriut është e predispozuar të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Muhamet Ramadani

Takimi i 27 shkurtit, Lajçak: Propozimi evropian është “lëre ose merre”

admin