RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A ju lejohet të qëndrojnë bashkë fëmijët të cilët vijnë nga martesa të ndryshme?

Pyetja:

Një motre besimtare i ka ndërruar jetë bashkëshorti, dhe ka lënë 7 fëmijë ,midis tyre edhe vajza në moshë adoleshente. Më pas është martuar me një vëlla besimtar si grua e tretë e tij. Edhe ky vëllau ka fëmijë me gruan e parë midis tyre dhe djem. Pyetja ime qëndron: Cfarë gjykimi ka midis fëmijëve (vajzave dhe djalit) në këtë rast?

***

Përgjigjja:

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Së pari, sa të përket ty personalisht, e ke hallall qëndrimin me cilindo prej fëmijëve të burrit me të cilin je martuar, qoftë i mitur apo në moshë madhore (pas pubertetit), ngase Allahu ka ndaluar që fëmijët të martojnë gruan e babait të tyre, siç thotë Allahu në Kuranin Fisnik: “Mos u martoni me ato gra që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, kjo është vepër e keqe dhe rrugë e shëmtuar.” (Nisa, 22)

Por, fëmijët e burrit tënd të dytë, djemtë dhe vajzat që janë në moshë madhore, e të cilat nuk kanë pirë qumësht gjiri nga gruaja e dytë (në këtë rast ti), nuk lejohet që të zbulohen para fëmijëve të tu, e as anasjelltas, dhe kanë të drejtë martese ndërmjet vete, ngase mes tyre nuk ka vëllazëri gjaku apo qumështi, gjegjësisht nuk ekziston lidhje që i bën të afërt me njëri-tjetrin, kjo sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lidhjet nëpërmjet gjidhënies i ndalojnë gjërat sikurse lidhjet nga gjaku.” [1]

Duke shpjeguar një “diagram” të tillë, dijetari i njohur Kesani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “I lejohet një burri ta martojë motrën e vëllait të tij nga babai, i cili është vëlla nga gjaku, dhe kjo si në vijim: Gruaja tjetër e babait të tij lind një djalë, por ajo grua ka edhe një vajzë nga burri paraprak, e rrjedhimisht, kjo është motra e vëllait të tij nga babai, andaj i lejohet që të martohet me të.” [2]

Allahu e di më së miri!

Hekuran Helshani

———————————————————————————–

[1] Buhariu, 2645.

[2] “Bedaius Sanai”, 4/4, El Kesani.

Related posts

A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij?

admin

Cilat janë kushtet për vlefshmërinë e kurbanit?

admin

Çfarë begatie është ta arrijmë Ramazanin?

rezart morina