RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali ankohet ndaj Francës me arsyetimin se ndihmon grupet terroriste

mali-ankohet-ndaj-frances-me-arsyetimin-se-ndihmon-grupet-terroriste

Në një letër të datës 16 gusht drejtuar KS-OKB-së, ministri i Punëve të Jashtme i Malit, Abdoulaye Diop, akuzoi Francën për ofrimin e inteligjencës dhe për armatosjen e grupeve të armatosura në vend

Mali është ankuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për Francën, të cilën e akuzon për armatosjen e grupeve terroriste dhe sigurimin e tyre me inteligjencë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas “Jeune Afrique”, në një letër të datës 16 gusht drejtuar KS-OKB-së, ministri i Punëve të Jashtme i Malit, Abdoulaye Diop, akuzoi Francën për ofrimin e inteligjencës dhe për armatosjen e grupeve të armatosura në vend.

Në letrën e tij, Diop tha se hapësira ajrore e vendit të tij është shkelur vazhdimisht nga Franca dhe kërkoi një takim urgjent për situatën në fjalë.

Diop po ashtu theksoi se ata mund të paraqesin prova konkrete në KS-OKB se Franca ofron ndihmë me inteligjencë dhe armë për terroristët.

Franca tërhoqi njësinë e saj të fundit ushtarake në operacionin Barkhane në Mali më 15 gusht. Operacioni Barkhane filloi 9 vjet më parë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në muajin shkurt njoftoi se operacioni do të përfundojë brenda këtij viti. /aa

Related posts

Osmani pret në takim homologun Begaj

rezart morina

Osmani takon kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut, kërkon anëtarësim në KE dhe BE

rezart morina

Masakra me 133 viktima në Moskë, Putin: Janë arrestuar 4 personat që kryen sulmin! Po tentonin të largoheshin në…

admin