RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

tensionet-kine-tajvan,-ishulli-reagon-me-stervitje-ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez.

Gjithashtu, autoritetet e ishullit përsëritën akuzat ndaj Kinës se po cënon paqen rajonale.

“Ne dënojmë ashpër provokimet e vazhdueshme ushtarake të Kinës komuniste përreth Tajvanit, që minojnë paqen rajonale. Ruajtja e intensitetit të gatishmërisë sonë ushtarake është përgjegjësi e çdo ushtari, ndaj operacionet ushtarake të Kinës komuniste vetëm sa na shtyjnë ta perfeksionojmë atë”, tha Sun Li Fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit.

Nga ana e tij, Pekini vijon të insistojë se është në të drejtën e tij legjitime.

“Vizita e Nensi Pelozit në Tajvan është një praktikë regresive që ka shkelur seriozisht sovranitetin e Kinës, ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të saj dhe ka minuar paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit. Rrjedhimisht, Kina duhet të japë një përgjigje konkrete. Qasja jonë është legjitime dhe e arsyeshme, ndërsa veprimet tona të vendosura”, u shpreh Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Reagimet e radhës vijnë pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing Wen u takua së fundmi me një grup ligjvënësish amerikanë, të cilët vizituan ishullin ditën e hënë, duke shkaktuar sërish zemërimin e Kinës. /euronews

Related posts

Punëtorët e New York Times-it në grevë pas mospajtimeve për paga

admin

Irani dënon su’lmet ajrore të Iz’raelit në Jemen

admin

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë

admin