RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jasharaj: Greva nuk do të përfundojë pa u përmbushur kërkesat

jasharaj:-greva-nuk-do-te-perfundoje-pa-u-permbushur-kerkesat

Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, të shoqëruar nga anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së kanë vizituar çerdhen “Yllkat”, në ditën e parë të Grevës së Përgjithshme.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva do të vazhdojë derisa të mos përmbushen kërkesat.

Ai ka thënë se Qeveria ka kapacitet për t’i ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit.

Jasharaj ka thënë se për ta ruajtur shtetin, po e kërkojnë shumën minimale.

Ai ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po i injoron kërkesat e tyre.

“Kemi pasur premtime, por Qeveria nuk i ka përmbushur. Jemi duke kërkuar shumë minimale. Po ta kishim ligjin e pagave, këto çështje nuk do ta përmendnin. Qytetarët mllefin nuk duhet orientuar nga ne. Qeveria nuk ka mbajtur asnjë takim me neve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të ulet të bisedojë në mënyrë që kjo grevë të mos zgjasë.

Sipas tij, Kurti i ka injoruar edhe pse sindikatat kanë kërkuar takim me të.

“Ministrat që po qajnë me lot artificial mund të ulën dhe ta zgjidhin këtë çështje. Prindërit mllefin ta orientojnë nga Qeveria”, ka thënë ai. /koha

Related posts

“Nuk ka mbetur vend në va’rrezat e Ga’zës për të va’rrosur të vd’ekurit”

RTI

‘Frustrim’ në Gaza ndërsa fundi i armëpushimit po afrohet

admin

Kryebashkiaku i Kievit njofton për sulme në kryeqytet

admin