RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i 11-vjeçares, protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë

rasti-i-11-vjecares,-protestuesit-gjuajne-me-ngjyre-te-kuqe-objektin-e-qeverise

Sot në Prishtinë është protestuar për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare në kryeqytet.
Dhunimi ka ndodhur nga pesë persona, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të ecin në drejtim të objektit të ish-Rilindjes.

Protestuesit kanë kërkuar dënime më të ashpra ndaj personave që kryejnë vepra të tilla, teksa kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të jenë më të fokusuara në këtë drejtim dhe mos t’i neglizhojnë rastet e raportuara në polici.

Pjesëmarrësit në protestë kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë (ish-Rilindja), aty ku gjendet edhe Ministria e Drejtësisë.

Related posts

Nga Von der Leyen, tek Antonio Costa, emrat e vjetër e të rinj në BE! DW: Karriera e politikanit portugezit konsiderohej e përfunduar, si gabimi gjatë hetimit e përfshiu në skandalin e korrupsionit

admin

“Duhet të jemi të përgatitur për të humbur fëmijët tanë”- Shefi i Shtabit ‘trazon’ dhe fut në panik Francën: Nëse s’e ndalim Moskën…! Reagime të forta nga politika

admin

Kryediplomati turk i kërkon homologut britanik të ulë tensionet në Gjirin e Adenit

Muhamet Ramadani