RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Shoqata Bamirëse “Bereqeti” ndihmon fëmijët me çanta dhe pajisje shkollore.

shoqata-bamirese-“bereqeti”-ndihmon-femijet-me-canta-dhe-pajisje-shkollore.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Shoqata Bamirëse “Bereqeti” ashtu si viteve të kaluara edhe këtë vit, ka marrë iniciativë për ti ndihmuar fëmijët jetim dhe nevojtarët me çanta dhe pajisje shkollore.

Kampanjës “Të dhurojmë çanta” për fëmijët jetim dhe fëmijët me kushte të rënda ekonomike i janë bashkuar shumë bëmirës në mënyrë që këta fëmijë ta nisin vitin shkollorë si duhet.

Shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore tashmë ka nisur në disa komuna.

Përgjatë këtyre ditë është bërë shpërndarja e 11 çantave në Gjakovë, 70 çanta dhe para të gatshme ka pranuar Shoqata Bereqeti-dega në Kaçanik ku edhe ka nisur me shpërndarjen e tyre.

Edhe në Podujevë është bërë shpërndarja e çantave për fëmijët fëmijët jetim dhe fëmijët me kushte të rënda ekonomike.

Kampanja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku pritet të përfitojnë nga ky aksion edhe fëmijët e komunave tjera të vendit.

Shoqata “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosoves, në vazhdimësi ka ndihmuar nxënësit e shkollat e ndryshme në gjthë Kosovën me ndihma të shumta.

Related posts

VOA: Rusia dhe Irani, përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

admin

Vriten 2 palestinezë dhe plagosen 4 tjerë në bastisjet izraelite në Jenin

admin

Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, konkursi shkon në rishpallje

RTI