RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli miraton marrëveshjen e aviacionit me Turqinë

izraeli-miraton-marreveshjen-e-aviacionit-me-turqine

Qeveria izraelite ka njoftuar miratimin e marrëveshjes së aviacionit me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne miratuam marrëveshjen për të krijuar lidhje aviacioni midis Turqisë dhe Izraelit”, tha kryeministri izraelit, Yair Lapid, në Twitter.

Lapid tha se sipas marrëveshjes, avionët izraelitë do të jenë në gjendje të ulen dhe të ngrihen nga Istanbul-i dhe destinacione të tjera në Turqi.

Duke treguar për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë, Lapid tha se “nga marrëveshja do të përfitojnë udhëtarët izraelitë dhe aviacioni izraelit”.

“Kjo është një lëvizje e rëndësishme strategjike për stabilitet dhe prosperitet në rajon, e cila do të jetë një kontribut i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Hapi tjetër është emërimi i ambasadorëve”, shtoi ai.

Më 17 gusht, Turqia dhe Izraeli njoftuan se do të rivendosin marrëdhënie diplomatike dhe do të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e njëri-tjetrit.

Është nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e aviacionit, sipas së cilës kompanitë ajrore turke mund të organizojnë fluturime për në Izrael. /aa

Related posts

Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, pavarësisht protestave

admin

Këshilli i BE-së thirrje për de-eskalimin e situatës në veri, paralajmëron pasoja nëse nuk ndodhë

admin

Forcat izraelite për nëntë javë kufizojnë faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

admin6