RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi me 10 viktima në Kanada, shkon në 18 numri i të plagosurve, dy autorët ende të lirë

sulmi-me-10-viktima-ne-kanada,-shkon-ne-18-numri-i-te-plagosurve,-dy-autoret-ende-te-lire

Ka shkuar në 18 numri të plagosurve nga sulmi me thikë të dielën në Kanada, raporton BBC.

Policia konfirmoi gjithashtu se 10 persona kishin vdekur në sulme.

Rhonda Blackmore, oficere komanduese për Policinë Mbretërore Kanadeze të Saskatcheëan, tha se policia po punon për të gjurmuar dy të dyshuarit e akuzuar.

“Ne po përdorim çdo burim njerëzor, hetimor dhe teknologjik që kemi në dispozicion për të gjetur dhe arrestuar personat përgjegjës për këtë tragjedi dhe për të garantuar sigurinë tuaj.Qindra policë po punojnë për këtë rast”, theksoi ajo.

Kërkimi për dy të dyshuarit Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç është përqendruar deri më tani në qytetin Regina, ku dyshja u panë për herë të fundit mbi një ditë më parë.

Që atëherë, pavarësisht përpjekjeve gjatë gjithë natës, ata janë ende të lirë.

Policia beson se dyshja, për të cilën ata e quajtën “të armatosur dhe të rrezikshëm” mund të jenë ende në Regina.

Marrëdhënia mes të dyshuarve nuk dihet, por policia thotë se mendon se disa nga viktimat ishin në shënjestër, ndërsa të tjerët u zgjodhën rastësisht.

Policia ka konfirmuar se tashmë kishte më shumë se tre muaj në kërkim të Myles Sanderson.

Në maj të vitit 2022, 30-vjeçari ndërpreu takimin me oficerin e tij të lirimit me kusht dhe që atëherë është klasifikuar si “në liri të paligjshme”.

Policia ka refuzuar të spekulojë për ndonjë motiv të mundshëm, por shefi Bobby Cameron i Federatës së Kombeve Indigjene Sovrane sugjeroi se ato mund të kishin lidhje me drogën. /oranews

Related posts

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

rezart morina

Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin, pritet edhe një takim

rezart morina

Punonjësit e rrjetit elektrik francez në grevë për paga më të larta

admin