RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina pretendon se Rusisë i janë vrarë 50 mijë ushtarë

ukraina-pretendon-se-rusise-i-jane-vrare-50-mije-ushtare

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase njoftoi se Rusia i ka humbur mbi 50 mijë ushtarë, raportoi BBC-ja të martën.

Shtabi tha në raportin e fundit se humbjet ruse janë 50.150, ndërsa të hënën u vranë 350 ushtarë. Zyrtarisht, Rusia nuk ka publikuar të dhëna për viktimat e saj, derisa në fund të gushtit, Ukraina tha se i janë vrarë rreth 9 mijë ushtarë.

Të martën, Britania e Madhe, nëpërmjet Inteligjencës, njoftoi se trupat ruse kanë filluar ta përjetojnë mungesën e dronëve dhe të pjesëve rezervë.

“Disponueshmëria e kufizuar e UAV-ve të zbulimit ndoshta përkeqëson vetëdijen taktike të situatës së komandantëve”, thuhet në njoftim. /koha

Related posts

Nga nesër, një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” lejohet për kalimin e veturave

Muhamet Ramadani

“Tërheqja e Joe Biden, e pritshme”- Fitim Zekthi zbulon: Ja pse debati i parë me Donald Trump u bë më shpejt

admin

Veriu ende nën tensione, serbët nuk lëvizin barrikadat e vendosura në Bënjak dhe Jarinje

admin