RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga nesër, një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” lejohet për kalimin e veturave

nga-neser,-nje-pjese-e-rruges-“xhorxh-bush”-lejohet-per-kalimin-e-veturave

Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të lirohet për qarkullim të veturave.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj drejtorie, Bekim Brestovci, i cili ka pohuar një korsi do të lirohet për shfrytëzim deri te parkingu nëntokësor.

“Po, e kemi liruar rrugën dhe të enjten në mëngjes e hapim atë deri te hyrja kryesore e parkingut”, ka pohuar Brestovci për Indeksonline.

Rruga “Xhorxh Bush” ka pothuajse një vit që është mbyllur për qarkullim te veturave.

Komuna fillimisht kishte marrë vendim që në hapësirat e këtij bulevardi të qarkullojë vetëm mjetet e transportit publik dhe taksitë, por që më pas u mbyll qarkullimi edhe për to.

Related posts

Raporti i OKB dhe BE: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi 71 miliardë dollarë për 10 vitet e ardhshme

admin

Turqia “pushtohet” nga zjarret, pesë persona humbin jetën, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

admin

Izraeli godet një ndërtesë banimi në Khan Younis, re të dendura tymi shihen mbi Gaza

Kushtrim Guraj