RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

S’ka marrëveshje në takimin e Nagavcit me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës

s’ka-marreveshje-ne-takimin-e-nagavcit-me-sbashk-un-per-nderprerjen-e-greves

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, sot është takuar me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK-ut), lidhur me grevën në arsim, por që nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje në mënyrë që mësimi të fillojë të hënën.

Përmes një komunikate për media, MAShTI ka njoftuar se Nagavci ka kërkuar që greva të ndërpritet dhe mësimi të fillojë të hënën, por sipas tyre, SBAShK-u nuk i ka pranuar 50 eurot e ndara nga Qeveria për mësimdhënësit.

“Ministrja i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin për media.

“Ndërkaq, përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro”.

Tutje, thuhet se ministrja Nagavci tha se MAShTI janë për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme.

“Ndërkaq, ajo shtoi se diskutimet me SBAShK-un do të vazhdojnë sikur deri më tani. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë bënë thirrje që, nga e hëna, të gjithë mësimdhënësit të jenë në shkolla dhe të fillojë procesi i rregullt mësimor”.

Related posts

Miliona banorë në Kinë mbeten pa energji elektrike si pasojë e të nxehtit

admin

Policinë e lënë 10 zyrtarë për tre muaj

Muhamet Ramadani

“Koha në Ukrainë matet me jetën e njerëzve, jo me ditë apo javë”- Zyrtari i NATO-s viziton Kievin, bën thirrje për mbështetje të fortë

admin