RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Egjipti liroi gazetarët e Al-Jazeera-s”

“egjipti-liroi-gazetaret-e-al-jazeera-s”

Autoritetet egjiptiane sot kanë urdhëruar lirimin e gazetarëve të Al-Jazeera-s të mbajtur nga Kajroja, tha një zyrtar lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përshëndes vendimin e Prokurorisë Publike Egjiptiane për lirimin e gazetarëve të Al-Jazeera-s, të cilët ishin në paraburgim”, tha Tarek al-Awady, një anëtar i Komitetit Presidencial të Faljes në Egjipt, në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Mediat lokale raportuan më herët se prokurorët egjiptianë kanë liruar nga paraburgimi reporterin e Al-Jazeera-s Ahmed Al-Najdy.

Al-Najdy ishte arrestuar nga autoritetet egjiptiane me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme.

Nuk ka ende asnjë konfirmim nga autoritetet egjiptiane.

Sipas televizionit me bazë në Doha, janë katër gazetarë të Al-Jazeera-s që ishin ndaluar nga autoritetet egjiptiane.

Sot gjatë ditës, presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi përfundoi një vizitë dyditore në Katar, vizita e tij e parë në vendin e Gjirit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2014.

Egjipti dhe Katari rivendosën lidhjet diplomatike në janar të vitit 2021 pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pajtimi në Al-Ula të Arabisë Saudite, e cila i dha fund krizës së Gjirit që shpërtheu në verën e vitit 2017. /aa

Related posts

Fillon mbledhja e dy qeverive, Rama pritet me nderime shtetërore nga Kurti

admin

Irani përgatitet për një sulm të mundshëm amerikan! Imazhet satelitore tregojnë se hyrjet në termocentralin bërthamor të Isfahanit janë mbuluar me dhe!

admin

Egjipti dhe Arabia Saudite thërrasin në takim urgjent Ligën Arabe për situatën në Sudan

Muhamet Ramadani