RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestuan 17 palestinezë, kryesisht studentë

forcat-izraelite-arrestuan-17-palestineze,-kryesisht-studente

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 17 palestinezë, dhjetë prej të cilëve studentë, gjatë bastisjeve të tyre në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë deklaroi se forcat izraelite kryen bastisje në shumë qytete si dhe në Ramallah.

Më tej u njoftua se 17 persona u arrestuan në bastisje, përfshirë dhjetë studentë palestinezë nga Universiteti ‘Birzeit’.

Dëshmitarët okularë theksuan se ushtarët izraelitë bastisën një shtëpi në Abud në perëndim të Ramallahut dhe arrestuan një grup studentësh. Forcat izraelite raportohet se kanë mbyllur qytetin për trafikun përpara se të arrestonin studentët.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Related posts

Hannah Lynch humbi jetën në mënyrë tragjike nga fundosja e jahtit, reagon e motra: Engjëlli im i vogël! Dhuronte dashuri për të gjithë dhe kishte qëllim…

admin

Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës

RTI

Tragjike: Djali vr*et nënë e tij në Dragash të Prizrenit

RTI