RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jasharaj rreth grevës: Zgjidhje ka, nuk po kërkojmë miliarda

jasharaj-rreth-greves:-zgjidhje-ka,-nuk-po-kerkojme-miliarda

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk ndihet fajtor për vazhdimin e grevës pasi, siç shprehet, ai është “zë i mësimdhënëseve”.

Fajtore për mbylljen e shkollave, sipas Jasharajt, është Qeveria e Kosovës, sepse “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.

Deri në reflektimin e Qeverisë, thotë ai, nuk ka ndonjë datë të mundshme për fillimin e mësimit.

“Zgjidhje ka… Ne nuk po kërkojmë miliarda”, thotë Jasharaj.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a kanë buxhet për t’i plotësuar kërkesat e mësimdhënëseve dhe a kanë të drejtë t’i urdhërojnë mësimdhënësit të fillojnë procesin mësimor.

Related posts

Përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Muhamet Ramadani

Zjarri në Greqi më i madhi ndonjëherë i regjistruar në BE

Muhamet Ramadani

Dhjetëra kolonë izraelitë hyjnë me forcë në xhaminë Al-Aksa

Irfan Jahiu