RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i njësisë anti-drogë në rajonin e Dukagjinit, arrestohen shtatë persona

aksion-i-njesise-anti-droge-ne-rajonin-e-dukagjinit,-arrestohen-shtate-persona

Njësi të shumta policore janë parë sot në rajonin e Dukagjinit.

Kjo për shkak se në disa lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion të gjerë që ka të bëjë me hetimin e narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, zyrtarët policor tashmë kanë arrestuar shtatë persona të dyshimtë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokurori i rastit, Ersan Qarolli.

Nga ky aksion janë bastisur lokacione të shumta dhe janë sekuestruar pajisje e gjësende të ndryshme.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me zhvillueshmërinë

Related posts

Alarm në Poloni, avionët luftarakë interceptojnë një aeroplan ‘spiun’ rus mbi Detin Baltik

admin

Një vit pas shpërthimit, kanali i Ibër Lepencit dëmtohet sërish

admin

“U zhduk në një kohë shumë të shkurtër”- Kamerat e një vile filmuan jahtin luksoz duke u fundosur, gjithçka ndodhi brenda 60 sekondave

admin