Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës, ndërsa deputetët dhe kabineti qeveritar po diskutojnë çështje të ndryshme.
Greva në arsim, kriza energjetike, e çështje tjera po debatohen në pikën jashtë rendit të ditës.
Gjatë seancës në vijim në rend dite janë disa projektligje.
Nuk ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike
Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk mori vendim për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, ashtu siç parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nga 78 deputetë të pranishëm në Kuvend, 58 deputetë kanë votuar për.
“Nuk ka kuorum për me marr vendim”, tha Konjufca.
Ndryshe, gjatë seancës plenare shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.
“Propozojmë vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa të zgjaten edhe për 30 ditë të tjera. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi kërkojmë që ky vendim të futet në rend dite sot dhe të votohet”, tha Kusari-Lila.
Por në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk mori vendim për miratimin e vendimit të qeverisë për zgjatjen e masave emergjente me energji.
Hyn në rend dite vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë – opozita e kundërshton
Në mesin e shumë kritikave nga opozita, megjithatë është futur në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit, vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.
“Propozojmë vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa të zgjaten edhe për 30 ditë të tjera. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi kërkojmë që ky vendim të futet në rend dite sot dhe të votohet”, tha Kusari-Lila.
E kundër këtij mocioni ishin PDK e LDK.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se është hera e katërt që sillet në kësi forme një mocion për çështjen e energjisë. E deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emër të grupit parlamentar të kësaj partie tha se abstenojnë.