RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat greke: Spanja do të përdor portin Aleksandropolis për dërgesa ushtarake

mediat-greke:-spanja-do-te-perdor-portin-aleksandropolis-per-dergesa-ushtarake

Mediat greke pretendojnë se Spanja do t’u bashkohet vendeve anëtare të NATO-s që do të përdorin portin grek Aleksandropolis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Porti Aleksandropolis përdoret aktualisht për dërgimin e pajisjeve ushtarake nga forcat e armatosura të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Sipas mediave greke, forcat e armatosura spanjolle do të përdorin gjithashtu portin e Aleksandropolisit për të transportuar pajisje ushtarake deri në kufirin rus si pjesë e planeve të NATO-s.

Më tej thuhet se zyrtarët e Forcave të Armatosura të Spanjës kanë pasur tashmë kontakte në Aleksandropolis, ku janë takuar me kreun e Autoritetit Portual të Aleksandropolisit, Kostas Chatzimichail.

Chatzimichail në rrjetet sociale deklaroi se porti është një nga qendrat e rëndësishme logjistike.

“Bashkëpunimi ynë me forcat e armatosura të vendeve anëtare të NATO-s po intensifikohet dhe porti po bëhet një nga qendrat e rëndësishme të logjistikës ushtarake në skenën ndërkombëtare”, tha ai.

Related posts

Vritet me thikë një 37-vjeçar në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

admin

AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

admin

Lideri i Iranit Khamenei fajëson SHBA-në dhe Izraelin për protestat në vend

admin