RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroaci, mbahet protestë për “solidaritet me gratë iraniane”

kroaci,-mbahet-proteste-per-“solidaritet-me-grate-iraniane”

Në kryeqytetin kroat Zagreb është mbajtur një protestë për “solidaritet me gratë iraniane”, raporton Anadolu Agency (AA).

Turma e mbledhur para ambasadës së Iranit në Zagreb “dënuan fuqishëm” vdekjen e iranianes Mahsa Amini, ndërkohë që një grua iraniane pjesëmarrëse në protestë preu flokët e saj.

Rada Boric, nga mbrojtëset e të drejtave të grave, në fjalën e saj tha se janë pranë grave iraniane, duke shtuar se “në Iran nuk ka një ligj kundër dhunës ndaj gruas”.

“Gratë nuk kanë të drejta. Mund të dhunohen, mund të martohen në moshë 13 vjeç”, tha ajo.

Pjesëmarrësit në protestë mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Na lëshoni flokët”, “Grua, liri, jetë” dhe “solidaritet me gratë iraniane”.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u dërgua në spital në gjendje kome pasi u arrestua më 13 shtator nga patrullat e Irshadit të njohura si “Policia e moralit” në Teheran, shkaktoi zemërim të madh në mbarë Iranin.

Pas protesta në Iran, edhe në shumë vende të tjera janë mbajtur protesta në cilësinë e reagimit ndaj vdekjes së 22-vjeçares iraniane.

Related posts

Partia opozitare fiton zgjedhjet lokale në Turqi, The Guardian: Goditje e papritur ndaj qeverisë së Erdogan

admin

Dënimi ndaj Krivaqës, reagon Osmani: Mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

admin

Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

admin