RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukrainë, afro 5 mijë ushtarë rusë mbeten të rrethuar në qytetin Lyman – VIDEO

ukraine,-afro-5-mije-ushtare-ruse-mbeten-te-rrethuar-ne-qytetin-lyman-–-video

Kreu i administratës rajonale Luhansk të Ukrainës, Serhiy Haidai tha se në qytetin Lyman në rajonin Donetsk janë rrethuar afro 5 mijë ushtarë rusë dhe se forcat ukrainase kanë kapur pothuajse të gjitha rrugët e daljes nga qyteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Haidai dha deklaratë lidhur me kundërsulmin që forcat ukrainase kanë filluar përreth qytetit Lyman.

“Rreth 5 mijë ushtarë rusë kanë mbetur në ‘kazanin Lyman‘. Forcat ukrainase kanë bllokuar pothuajse të gjitha rrugët e daljes dhe furnizimit me armë. Pas çlirimit të Lyman-it nga pushtimi, radha do t‘i vijë rajonit Luhanks”.

Përfaqësuesi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Cherevatiy njoftoi se janë rimarrë njësitë e vendbanimeve Yampil, Novoselivka, Shandryholovo, Drobishevo, Stavky në afërsi të qytetit Lyman.

– Qyteti Lyman

Ushtria e Ukrainës vazhdon përparimin e saj drejt qytetit Lyman i cili ndodhet në rajonin Donetsk dhe i cili prej një kohe të gjatë ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.

Cherevatiy në një deklaratë dje tha se ndodheshin në fazën e përfundimit të rrethimit të njësive ruse në qytetin Lyman.

Related posts

Në kërkim nga Policia e Kosovës/ Reagon Noizy: S’kam gisht te ngjarja në Pejë, më ngritën kurth. Nuk jam arratisur, po konsultohem me… (FOTO)

admin

OBI do mbajë takim të jashtëzakonshëm për shkak të vendimit të Izraelit lidhur me Somalilandin

admin

Itali, detektorë në shkolla

Muhamet Ramadani