RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk kritikon kërkesën e kryeministrit grek për mbështetje “kundër Turqisë”

presidenti-turk-kritikon-kerkesen-e-kryeministrit-grek-per-mbeshtetje-“kunder-turqise”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar kërkesën e kryeministrit grek për ndihmë nga SHBA-ja kundër Turqisë, duke theksuar se “ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ngjarje në kryeqytetin Ankara, presidenti turk theksoi politikën e Athinës për kthimin e paligjshëm të emigrantëve.

Duke kujtuar përpjekjet e Turqisë për të shpëtuar emigrantët në Detin Egje pasi Greqia i la ata të vdesin, Erdoğan theksoi se bota mbetet e heshtur për këtë çështje.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe organet e medias shpesh kanë raportuar për kthimin e paligjshëm dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke.

Ankaraja dhe grupet globale të të drejtave në mënyrë të përsëritur kanë dënuar praktikën e paligjshme të Greqisë për largimin e azilkërkuesve, duke theksuar se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuat jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Presidenti turk gjithashtu përmendi një deklaratë të fundit të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për të kërkuar mbështetje kundër Turqisë, duke theksuar se Ankaraja do të vazhdojë ta bëjë atë që është e nevojshme.

“Kryeministri grek kërkon ndihmën nga SHBA-ja. Për çfarë kërkon ndihmë? Kundër Turqisë. Çfarëdo që bëni ju, ne do të bëjmë gjithmonë atë që është e nevojshme. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, tha presidenti Erdoğan.

Më 28 shtator, shumë media, duke cituar kryeministrin grek, thanë se Greqia ka besim në mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimin Evropian (BE) kundër Turqisë.

 

Related posts

Izraeli liron palestinezin pasi kaloi 40 vite në burg

admin

Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua më 30 qershor

admin

Erdoğan i pari pas 70% të votave të numëruara

rezart morina