RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO dënon sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

NATO dënoi sulmet e Rusisë në disa qytete të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në rrjetet sociale deklaroi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Duke u shprehur se ai “dënon sulmet e tmerrshme dhe joselektive të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë”, Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë “popullin e guximshëm ukrainas” kundër sulmeve të Kremlinit.

Ukraina njoftoi se Rusia lëshoi ​​75 raketa, 41 prej të cilave u neutralizuan, në sulmet e nisura në disa pika në qendër të kryeqytetit Kiev në mëngjesin e sotëm.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi se kryen sulme me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës.

Related posts

Gaza i jep lamtumirën 112 anëtarëve të një familjeje të vrarë gjatë luftës

Irfan Jahiu

Maqedonia e Veriut ka pasur shkëmbim më të madh tregtar me Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë

admin

Japonia fillon shkarkimin e ujërave radioaktive nga Fukushima

admin