RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza ushqimore, OKB-ja bën thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Marrëveshja për eksportet e grurit të Ukrainës, e cila skadon më 22 nëntor duhet të zgjatet me një vit, sipas një deklaratë të një zyrtari të OKB -së i përfshirë në negociata.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths tha se kishte besim se marrëveshja do të rinovohej, të paktën për një vit deri në korrjen e ardhshme.

Më 22 korrik janë nënshkruar dy marrëveshje nën mbikëqyrjen e OKB-së, për eksportin e drithërave nga Ukraina dhe për lehtësimin e eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave pavarësisht sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë.

Megjithatë, Moska ankohet se nuk mund të shesë, pavarësisht kësaj marrëveshjeje, prodhimin dhe plehrat e saj për shkak të sanksioneve që prekin kryesisht sektorin ekonomik dhe logjistik.

Griffiths vuri në dukje sot se eksporti i plehrave dhe drithërave nga Rusia është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fermerët.

“Një nga shqetësimet që na kujtojnë miqtë tanë ukrainas është se fermerët duhet të dinë sa më shpejt nëse ia vlen të mbjellin për korrjen e vitit të ardhshëm,” vuri në dukje ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe ekipet e tij po punojnë në mënyrë aktive për të zgjatur marrëveshjen për eksportet e drithërave nga Ukraina.

Sipas tij, Rebecca Greenspan, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e UNCTAD, agjencisë së OKB-së përgjegjëse për tregtinë dhe zhvillimin, dhe e cila ishte e përfshirë në negocimin e marrëveshjeve, dhe Griffiths pritet të shkojnë në Moskë për t’u takuar me zyrtarë të lartë rusë për të disktuar këto çështje.

Këto marrëveshje synojnë gjithashtu të ulin tensionet në tregjet ushqimore dhe të parandalojnë krizën në vendet e varfra. Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), çmimet globale të ushqimeve shënuan rënie për të gjashtin muaj radhazi në shtator.

Megjithatë, indeksi i çmimeve të drithërave të FAO-s u rrit me 1.5% në krahasim me gushtin. /abcnews

Related posts

Lajçaku e quan të dobishëm takimin me Vuçiqin: Situata në veri të shtensionohet

rezart morina

Holanda planifikon të ndërtojë dy termocentrale të reja bërthamore deri në vitin 2035

admin

Bislim Zyrapi dëshmon për plot 7 ditë në rastin ndaj katërshes së UÇK-së, në Hagë

RTI