Ministria e Jashtme e Moldavisë thirri sot ambasadorin rus pasi tri raketa kaluan në hapësirën ajrore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raketat u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi me Ukrainën si objektiv i tyre.
“Kam udhëzuar që ambasadori i Rusisë të thirret për të dhënë një shpjegim”, tha ministri i Jashtëm Nicu Popescu në Twitter.
“Moldavia dënon më tonin më të ashpër të mundshëm shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga tri raketa kryqëzuese ruse ndërsa Rusia sulmoi qytetet ukrainase këtë mëngjes”, shtoi Popescu.
Të paktën tetë persona u vranë në kryeqytetin e Ukrainës Kiev sot herët në një sulm rus në disa qytete, sipas autoriteteve të vendit.