RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten 2 izraelitë dhe 1 palestinez në Bregun Perëndimor

vriten-2-izraelite-dhe-1-palestinez-ne-bregun-perendimor

Dy izraelitë dhe një palestinez u vranë në një sulm në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin izraelit, një sulm me thikë është kryer kundër kolonëve izraelitë në Ariel i cili është vendbanim i paligjshëm hebre në Bregun Perëndimor.

Në sulm u vranë 2 kolonë izraelitë ndërsa 4 tjerë u plagosën. Në deklaratën e ushtrisë së Izraelit thuhet se i dyshuari palestinez për sulmin pasi është larguar nga vendi i ngjarjes është “kapur dhe vrarë”.

Bregu Perëndimor i pushtuar, ku ushtria izraelite kryen shpesh bastisje, këtë vit ka përjetuar valë të përshkallëzuar të dhunës.

OKB-ja në deklaratën e saj muajin e kaluar, e përshkroi 2022-ën si “vitin më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor që nga viti 2006” dhe tha se “përdorimi joproporcional i forcës nga ushtria e Izraelit është shkak për shqetësim”.

Më tej thuhet se “të paktën 105 palestinezë, përfshirë 26 fëmijë, janë vrarë nga forcat e Izraelit në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2022”.

Related posts

PAMJET/ “E urrej Trump”- Publikohet video e autorit që tentoi të vriste ish-presidentin e SHBA! Ja çfarë thotë 20-vjeçari

admin

Ndryshohen tabelat e parkut në Shkup, zëvendësojnë “donacion nga Izraeli” me ato që përkujtojnë fëmijët në Gaza

RTI

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara! Rritet rreziku humanitar

admin