RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspektohen pikat e shitjes së karburanteve në Kosovë

inspektohen-pikat-e-shitjes-se-karburanteve-ne-kosove

Në kuadër të aktiviteteve te përditshme në mbrojtje të konsumatorëve, Inspektorati i Tregut po bën kontrolle të pikave shitëse të karburanteve të naftës, për t’u vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen në sasinë e karburanteve që paguajnë.

Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë të Metrologjisë së Kosovës, kanë vazhduar verifikimin e sasisë nëpër pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo mashtrimi që mund të bëhet me sasinë e deklaruar.

May be an image of 3 people and text
Përmes etalonëve të kalibruar, nga inxhinierët e metrologjisë, bëhen matjet e duhura me anë të të cilave vërtetohet nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë. Në rastet kur ka devijime, Inspektorati i Tregut ndërmerr masat e duhura ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë mashtruar konsumatorët.

Inspektorati i Tregut, do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin.

Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:
Tel: 0800 11000 ose
E-mail: konsumatori@rks-gov.net
Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja, do të shqyrtohen me kujdes.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim!

Related posts

2 viktima nga zjarri pyjor në ishullin grek Salamina pranë Athinës

Muhamet Ramadani

Qytetari në Lipjan raporton se derisa po hapte një kanal gjeti arsenal armësh

admin

Nisin hetimet ndaj disa ndërmarrjeve për rritjen e çmimit të vajit vitin e kaluar

Muhamet Ramadani