RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja nis hetimet për vrasjen e gazetares së Al-Jazeeras

shba-ja-nis-hetimet-per-vrasjen-e-gazetares-se-al-jazeeras

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka vendosur ta hetojë vrasjen fatale të gazetares palestinezo-amerikane të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, duke e dënuar hetimin si “gabim të rëndë” dhe duke u zotuar të mos bashkëpunojë.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk kishte asnjë koment dhe nuk kishte detaje se kur mund të fillonte një hetim dhe çfarë do të përfshinte, as cilat mund të jenë pasojat e tij.

Por një hetim i FBI-së për veprimet izraelite do të ishte një hap i rrallë, nëse jo i pashembullt.

Gantz kritikoi atë që e përshkroi si vendim për të hapur një hetim të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për vrasjen e Abu Akleh, duke thënë se Izraeli ia ka bërë të qartë SHBA-së se “nuk do të bashkëpunojë me asnjë hetim të jashtëm”.

Mbështetësit e Abu Akleh e akuzojnë Izraelin për vrasjen e qëllimshme të 51-vjeçares dhe i kanë kërkuar Uashingtonit të hapë një hetim të plotë.

Drejtori ekzekutiv i grupit izraelit të të drejtave B’Tselem, ka theksuar se SHBA-ja e “ka minuar seriozisht besueshmërinë e saj për këtë çështje”.

Një hetim i tillë rrezikon ta tensionojë partneritetin e fortë midis SHBA-së dhe Izraelit.

Vdekja e Abu Akleh ngjalli zemërim në mbarë botën, duke hedhur në qendër të vëmendjes trajtimin izraelit ndaj palestinezëve.

Related posts

Të gjitha rajonet në botë “janë përballur me mot ekstrem këtë vit”

admin

Gjykata libiane dënon me vdekje 23 pjesëtarë të DEASH-it

rezart morina

Rritet në 23.968 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, njoftuan autoritetet lokale.

rezart morina