RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetaksident në Klinë, vdes një person

vetaksident-ne-kline,-vdes-nje-person

Një person ka vdekur të hënën në fshatin Jashanicë të Klinë, si pasojë e një vetaksidenti, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:50, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Rugova.

Related posts

“Kompania nuk ka përparësi sigurinë!”- Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu është një përpjekje e rrezikshme

admin

Brenda 3 muajsh, në Kosovë, janë futur 951 vetura me kilometrazh zero-zero

admin

Izraeli ka vrarë 411 palestinezë në Gaza në 875 shkelje të armëpushimit, thotë Zyra e Medias

RTI