RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia propozon vendosjen e raketa “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën 

polonia-propozon-vendosjen-e-raketa-“patriot”-prane-kufirit-me-ukrainen 

Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania, tha të hënën në “Twitter” ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

“Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”, shkroi ai në Twitter.

Gjermania i ka ofruar Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën e saj ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar, tha të dielën ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Raketa që goditi Poloninë duke vrarë dy persona, duket se ishte gjuajtur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe jo nga një sulm rus”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg duke qetësuar shqetësimet fillestare se sulmi mund të nxiste një konflikt përtej kufinjve të Ukrainës.

Sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore “Patriot” janë ndërtuar me qëllim të eliminimit të rrezikut para se raketat të godasin shënjestrën. /voa

Related posts

Kosova nis sot censin e popullsisë, Lista Serbe: Serbët nuk do të marrin pjesë në proces

admin

Myftiu Tërnava dhe kryetari Rama panë nga afër punimet në Xhaminë Qendrore

admin

Zelensky: Moska duhet të humbasë një herë e përgjithmonë

admin