RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnjë e Hercegovina shënon Ditën e Shtetësisë

bosnje-e-hercegovina-shenon-diten-e-shtetesise

Në qytetin Mrkonjiç 79 vjet më parë u mbajt Sesioni i Parë i Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Popullor të Bosnjë e Hercegovinës (ZAVNOBiH), ku u morën vendimet për restaurimin e BeH

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, me rastin e 25 Nëntorit, Ditës së Shtetësisë së Bosnjë-Hercegovinës, vendosën lule në memorialin e Zjarrit të Përjetshëm në Sarajevë.

Programi filloi me këndimin e himnit kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës dhe homazhe për ata që dhanë jetën për këtë vend. Së bashku me Beqiroviqin dhe Komshiqin, lule nga Flaka e Përjetshme vendosën, ndër të tjera, nënkryetari i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të BeH, Bakir Izetbegoviç, Ministri i Mbrojtjes Sifet Podxhiq, përfaqësues të niveleve të tjera të qeverisjes, një delegacion nga Aleanca e Antifashistëve dhe Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare (SABNOR) dhe përfaqësues të organizatës së veteranëve.

Beqiroviq dhe Komshiq më herët sot morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BeH në kodrën Hum, si dhe do të vendosin lule në varrezat e Kovaçës dhe varrin e presidentit të parë të RBeH, Alija Izetbegoviq, memorialin për fëmijët e Sarajeva e rrethuar në 1992-1995 dhe në Parkun Memorial të Vraçës.

Ndryshe, në qytetin Mrkonjiç 79 vjet më parë u mbajt Sesioni i Parë i Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Popullor të Bosnjë e Hercegovinës (ZAVNOBiH), ku u morën vendimet për restaurimin e BeH. /trt

Related posts

Në Xhaminë Qendrore të Londrës ceremoni përkujtimore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

admin

Kryeministri polak Morawiecki: Wagner tashmë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit

rezart morina

“Italia vend më i qëndrueshëm se fqinjët!”- Analiza e BBC: Meloni ka fuqizuar kontrollin e saj në politikën italiane pas zgjedhjeve për PE

admin