RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump përballet sërish me drejtësinë, ka prova të reja për mashtrim

trump-perballet-serish-me-drejtesine,-ka-prova-te-reja-per-mashtrim

Pasi u tha anëtarëve të jurisë se “Trumpi e dinte shumë mirë se cfarë po ndodhte”, Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Joshua Steinglass, insistoi se ish-presidenti lejoi mashtrimin tatimor.

Çështja e mashtrimit fiskal është gjyqi i vetëm që lindi nga hetimi trevjeçar ndaj Donald Trumpit dhe praktikave të tij të biznesit nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Kompania ka mohuar shkeljet, ndërsa avokatët e saj se argumentojnë se financieri Weisselberg kishte si qëllim të përfitonte vetëm për veten e tij. Vetë Trumpi nuk është në gjyq.

Më herët, në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e z.Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.

Related posts

Abazoviq tregon gatishmëri të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

admin

Alarm në brigjet italiane, rreth 500 emigrantë rrezikojnë të mbyten

Muhamet Ramadani

14 të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje familjare

Muhamet Ramadani