RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Buxheti 2023 s’do të jetë si dikur shumë për disa, por do të jetë shumë për të gjithë

kurti:-buxheti-2023-s’do-te-jete-si-dikur-shume-per-disa,-por-do-te-jete-shume-per-te-gjithe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë prezantimit të buxhetit, tha se buxheti i vitit 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro që është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022.

“Të hyrat pritet të jenë 2.88 miliardë euro e që janë 18.7 më shumë se në këtë vit. Vlera për investime kapitale mallra dhe shërbime do të arrijë 1.3 miliard euro dhe kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor por edhe në rritje e zhvillimin ekonomik. Mandej , buxheti për subvencione dhe transfere, pra kryesisht për programe të barazisë sociale parashihet të jetë 1.1 miliard….jemi siguruar që buxheti për vitin e ardhshëm në vend që të jetë shumë për disa, siç ka qenë mbase në të kaluarën, do të jetë shumë për të gjithë dhe do të përfshijë më shumë për shëndetësi, profesionist shëndetësor dhe më shumë buxhet për barna esenciale”.

“Për vitin në vijim shëndetësia do të ketë 2.96 milionë euro apo 15 % më shumë se sa buxheti i rishikuar për vitin në të cilin ndodhemi dhe gjithashtu, 60 milionë euro apo diku rreth 20 % të totalit të sektorit të shëndetësisë, do të jenë për barna esenciale, kemi paraparë buxhet edhe për përmirësim të infrastrukturës. Krahas rritjes së buxhetit e kemi planifikuar edhe rritjen e numrit të stafit mjekësor, janë shtuar 400 pozita gjithsej prej të cilave 100 në nivelin qendror e 300 në nivelin lokal gjithandej Kosovës. Kemi paraparë buxhet më shumë edhe për bujqësi, për herë të parë do të arrijë shifrën për 87 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se parashihet dyfishimi i pagesave për rendimente bujqësore, kompensimi i TVSh-së për naftën bujqësore dhe mbulimi i shpenzimeve për imputet e tjera bujqësore.

Sipas tij, në vitin e ardhshëm buxhetin për arsim do ta rrisin me 12 %.

“Më shumë për mbrojtjen e sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë, se sa sivjet. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Këtë vit buxheti për mbrojtje për herë të parë ishte mbi 100 milionë euro dhe ishte rreth 52 % se sa vitin e kaluar. Në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20 % më i lartë se sa sivjet…..në 19 muajt e fundit ushtrisë tonë u janë shtuar 1237 ushtarë të rinj. Me ndryshimet ligjore që kemi bërë muajt e fundit, FSK ja nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç”, tha ai, duke inkurajuar të rinjtë e Gjakovës që të aplikojnë në FSK.

Ai duke folur për buxhetin për komunat, tha se planifikohet të jetë 6.60 milionë euro. Kurse, buxheti për Gjakovën.

“Buxheti për vitin 2023 për Gjakovën parashihet të jetë 31 milionë e gjysmë euro se është mirë me shikuar deri në euron e fundit si po shpenzohen këtu, prej të cilave 36 % janë për investimet kapitale, pra më shumë se një e treta janë për investime kapitale. Projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë për çka janë ndarë me 11 milionë“, tha ai, derisa shtoi se 2.5 milionë euro janë ndarë për arsim dhe një milion euro për sport dhe kulturë.

Ai tha se në Universitetin e Gjakovës do të ndajnë 1.2 milionë euro, sipas tij kjo do të vazhdojë edhe për dy vite tjera pas vitit 2023.

“Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milionë euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023”, tha Kurti.

E ministri i Financave, Hekuran Murati përveç që foli për mbledhjen e tatimeve, shpenzimet e panevojshme por është përgjigjur edhe lidhur me atë se ku do t’i marrin paratë meqë kanë premtuar shumë çështje.

“Përgjigja ka qenë se kemi me ndal hajnin dhe kemi me qepur thesin e shqyer. Kur ndalet hajnia, kur qepet thesi i shqyer pastaj e sheh që mjaftojnë paratë, do me thënë jo për ta zgjidhur çdo problem menjëherë, por ta mundëson që ta fillosh zgjidhjen e problemeve dhe në këtë aspekt kemi pas mundësi me përmirësuar gjendjen e borxhit shtetëror dhe deficitit buxhetor”, tha ai.

Ai foli edhe për subvencionet për krizën energjetike dhe ligjin për mbësthtetjen e punëve publike për mbështetjet për materialin ndërtimor, për të cilin tha së shpejti do të hyjë në fuqi.

Related posts

PDK i thotë “PO” Vjosa Osmanit

rezart morina

Szunyogu te Kurti në takim lamtumirës: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

admin

“Shumë ta’nke janë dëmtuar”, i thotë ushtria iz’raelite Gjykatës së Lartë

admin