RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar pritet të vijë të hënën në Prishtinë

escobar-pritet-te-vije-te-henen-ne-prishtine

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për tu takuar me shefin e Qeverisë, Albin Kurtin.
Vizita e Escobar, sipas Kanal 10, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Lajcak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Ndryshe, gjatë ditës edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell nga Tirana ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Related posts

“Forcat izraelite bombarduan 2 spitale në Khan Younis të Gazës”

admin6

Shefi i diplomacisë turke do të vizitojë Pakistanin për bisedime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare

rezart morina

Përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi nga Kievi, SHBA nuk pritet të ndryshojë qëndrim pavarësisht thirrjeve të Zelenskyt

admin