RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia ndërpret lëshimin e targave ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës

serbia-nderpret-leshimin-e-targave-ilegale-me-akronime-te-qyteteve-te-kosoves

Qeveria e Serbisë ka miratuar një urdhëresë nëpërmjet të cilës nga sot, Ministria e punëve të Brendshme të këtij vendi nuk do të lëshojë targa të reja me akronimet të shtatë qyteteve të Kosovës deri në, siç thuhet, arritjen e marrëveshjes së përhershme për këtë çështje në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Me një nen tjetër të kësaj urdhërese, zgjatet vlefshmëria si e targave ashtu edhe e stikerave të regjistrimit.

Këto targa në Kosovë janë të paligjshme dhe para pak javësh në Bruksel u arrit dakordimi që Kosova të lejojë qarkullimin e tyre në vend për sa kohë që kanë regjistrim, ndërkohë Serbia të mos lëshojë targa të reja e as të mos bëjë vazhdim të regjistrimeve.

Çështja e targave kishte nxitur goxha tensione në veri pas vendimit të Qeverisë, që i obligonte pronarët e këtyre veturave t’i kthenin ato në RKS.

Related posts

SHBA, arrihet marrëveshje për rritjen e kufirit të borxhit

admin

Ekzekutoi një person në lokal në Kosovë, Shaban Gogaj dënohet 7 vite burg

admin

Kovaçevski dënon zhvillimet në veri: Të përshpejtohet integrimi në BE, për të ulur ndikimin e palëve të treta destabilizuese

rezart morina