RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mungesë benzine dhe çmime të larta në Berlin dhe Gjermaninë lindore

mungese-benzine-dhe-cmime-te-larta-ne-berlin-dhe-gjermanine-lindore

Kriza vjen pas ndalimit të importit të naftës ruse, ndërsa furnizimet alternative nga Polonia dhe Kazakistani akoma nuk kanë arritur në Gjermani.

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini, dhe rajonet lindore të vendit po përballen me mungesën e benzinës, pasi nafta ruse nuk dërgohet më në Evropë që nga 1 janari.

Rafineria me PCK në Schwedt, në shtetin Brandenburg të Gjermanisë lindore, e cila më parë furnizohej ekskluzivisht me naftë ruse, po punon me vetëm 50% të kapacitetit për shkak të rënies së furnizimit, raporton Bussiness Insider.

Rënia e prodhimit ka filluar të tregojë efekt. Kjo tashmë po reflektohet me çmime mbi mesataren kombëtare të çmimit të benzinës në depon e benzinës Seefeld, e cila ndodhet në verilindje të Berlinit.

Çmimi ishte rritur në dy ditët e para të janarit krahasuar me javën paraprake nga 1.76 euro për 100 litra në 4.40 euro për 100 litra.

Për më tepër, shërbimi për informim të çmimeve Argus Media raportoi se tashmë ka reduktim të prodhimit të benzinës në rajon.

“Aksionarët e PCK-së e kanë mbajtur benzinën që nga 2 janari”, thotë Argus Media.

Në kompaninë e naftës që operon PCK, shumë punonjës madje aktualisht janë duke punuar me orar të shkurtuar, sipas Business Insider.

Furnizimet më të mëdha alternative të naftës nga Polonia dhe Kazakistani, siç është njoftuar nga qeveria gjermane, nuk kanë arritur ende.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë. Berlini akuzon Moskën për krime lufte, pezulloi bashkëpunimin dypalësh dhe vendosi sanksione të ashpra ekonomike.

Para fillimit të luftës në shkurt, Rusia furnizonte gati 55% të gazit natyror të Gjermanisë dhe 35% të naftës së saj.

Koalicioni qeverisës i kancelarit gjerman Olaf Scholz kishte vendosur të ndalonte plotësisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022 dhe të reduktonte importet e gazit në minimum, ndërsa arriti marrëveshje me Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të importuar gaz natyror të lëngshëm.

Related posts

Gjendet në Shkup trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur një javë më parë, ndalohen tre të dyshuar

rezart morina

Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

admin

Emigrantë të bllokuar mes kufirit Libi-Tunizi

rezart morina