RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

prokuroria-speciale-nis-hetimet-per-zhdukjen-e-mostrave-te-astrit-deharit

Pas deklarimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), konkretisht nga laboratori i toksikologjisë, Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë kanë nisur hetimet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Ai shkurt tha se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

“Po kemi nisur hetimet. Është ende herët për të thënë më shumë”, tha Isufaj.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, akt kriminal. Ndaj mbrëmë menjëherë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Bekim Kelmendi dhe drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti”, ka thënë ministrja para gazetarëve.

Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një epruvetë e urinës dhe një e lukthit.

Related posts

Kosova kalon suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE

rezart morina

Parlamenti ukrainas voton pro uljes së kufirit të moshës për rekrutët

admin

Vrau gruan me sëpatë kur ajo po flinte gjumë, Gjykata e Prishtinës dënon me 35 vite burg autorin

admin