RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i Sigurisë paralajmëron se politikani ekstremist Ben-Gvir mund të shkaktojë intifadë

ministri-izraelit-i-sigurise-paralajmeron-se-politikani-ekstremist-ben-gvir-mund-te-shkaktoje-intifade

Ministri në largim i Sigurisë Publike të Izraelit, Omer Barlev, paralajmëroi se politikani ekstremist Itamar Ben-Gvir mund të nxisë një konfrontim në shkallë të gjerë me palestinezët, raporton Anadolu Agency (AA).

Ben-Gvir, kryetar i partisë hebraike të ekstremit të djathtë Forca, pritet të bëhet ministër i Sigurisë Kombëtare në qeverinë e ardhshme të kryesuar nga Benjamin Netanyahu.

Barlev tha se nëse Ben-Gvir, si ministër i sigurisë, vazhdon me planet e tij për ndryshimin e status quo-së në “vendin e shenjtë të malit të tempullit të Jerusalemit (Kudsit)”, duke iu referuar zonës së xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, ai “do të hedhë Lindjen e Mesme në zjarr”.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pretenduar se në kohët e lashta aty ishin dy tempuj hebrenj.

Sipas status quo-së së Kudsit, të njohur ndërkombëtarisht, hebrenjtë lejohen të vizitojnë kompleksin, por jo të luten, por vitet e fundit, kolonët izraelitë janë parë duke kryer rituale lutjeje brenda kompleksit Al-Aksa.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Më pas, në vitin 1980, ata aneksuan të gjithë qytetin, lëvizje kjo që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

“Koha kërkon bashkim”, Lumir Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik

Muhamet Ramadani

Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

Muhamet Ramadani

Dy vite pas atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream, lëshohet urdhërarresti i parë! Kush është ukrainasi i dyshuar

admin