RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve

kqz-ja-nuk-rekomandon-shtyrjen-e-zgjedhjeve

Në mbledhjen e së shtunës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u tha se ky organ vazhdon me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Anëtarët e KQZ-së kanë thënë se janë pajtuar unanimisht se institucioni nuk ka kompetencë që të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ-ja tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk ka dhënë rekomandime.

Në këtë mbledhje, u vendos që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve.

Me 11 vota për dhe asnjë kundër u vendos që ky afat të shtyhet deri më 13 dhjetor. Sipas tyre, kjo shtyrje nuk ndikon në procesin zgjedhor.

Related posts

Kryeministri hungarez mbështet ish-presidentin amerikan, Donald Trump

admin

Procesi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, votimi dhe hapi i radhës pas miratimit të opinionit të raportueses Bakoyannis

admin

Turqia dhe Kuvajti nënshkruan 6 marrëveshje bashkëpunimi

Muhamet Ramadani