RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtari i OKB-së kërkon hetim për abortet e detyruara në Nigeri 

zyrtari-i-okb-se-kerkon-hetim-per-abortet-e-detyruara-ne-nigeri 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një hetim mbi abortet e detyruara që dyshohet se janë kryer nga ushtria nigeriane, tha sot zëdhënësi i OKB-së Stefan Duzarik.

Sekretari i Përgjithshëm konsideron me shqetësim të thellë akuzat për aborte sistematike dhe të detyruara të kryera nga ushtria nigeriane ndaj grave dhe vajzave që ishin viktima të Boko Haram.

Akuzat kërkojnë një hetim të detajuar dhe zbatimin e veprimeve korrigjuese të menjëhershme dhe marrjen e përgjegjësisë”, tha zëdhënësi i OKB-së në një email, raporton Reuters.

Shefi i mbrojtjes i Nigerisë tha se ushtria nuk do të hetojë pretendimet e raportit sepse nuk është i vërtetë. /euronews

Related posts

Kurti i fton mërgimtarët që të aplikojnë për 10 pozita pune në MPJD – VIDEO

admin

Sa kushton udhëtimi me tren mes Mekës dhe Medinës?

admin

Misioni i OKB-së “vazhdon përpjekjet” për të ndaluar armiqësitë në Sudan

admin